Pas ndeshjes kundër Liverpool, Kovac ka një kërkesë për lojtarët e tij

Niko Kovac ka një kërkesë për lojtarët e tij, para ndeshjes së kthimit kundër Liverpool.

Sport

21/02/2019 17:01

Kroati dëshiron që lojtarët e tij të përsërisin paraqitjen në fazën e mbrojtjes që kishin ndaj ‘The Reds’ në Anfield,

Bayern arritën që ta mbajnë portën e paprekur në ndeshjen e së martës kundër Liverpool, duke mbajtur të heshtur lojtarët si Salah, Firmino e Sadio Mane.

Para rikthimit në Bundesliga, ku ata do të përballen me Hertha Berlin, Kovac dëshiron që lojtarët e tij ta përsërisin paraqitjen e tyre në aspektin defenziv.

“Ne mund të marrim shumë gjëra pozitive nga ndeshja kundër Liverpool dhe me një fitore mund të kapim liderët e Bundesliga” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Pres më shumë konsistencë dhe disiplinë në mbrojtje. Ne duhet të luajmë në Bundesliga ashtu sikur kemi bërë ndaj Salah dhe Firmino. Nëse bëjmë atë, do të jetë e vështirë të shënohet kundër ne” ka thënë ndër të tjerash ai.

Një fitore e Bayern kundër Hertha do ta vinte në presion të madh skuadrën e Dortmund e cila luan një ditë më vonë në Bundesliga. /Lajmi.net/