Pas Moratas, edhe një emër i madh largohet nga Reali (FOTO)

Një tjetër lojtar i madh mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

19/07/2017 22:13

Pas James Rodriguez dhe Alvaro Moratas, Mateo Kovacic mund të jetë lojtari i radhës që mund të largohet nga kampionët e Evropës, për një aventurë të re.

‘DailyStar’ raporton se është skuadra e Tottenhamit që po mendon të përforcojë mesfushën me talentin kroat.

Ardhja e lojtarëve të rinj në mesfushën e Realit, edhe mund të bëjnë që Kovacic ta mendojë mirë kalimin në Premierligë./Lajmi.net/