Pas fitores ndaj Gjermanisë, kjo është deklarata e Koeman

Holanda ka shënuar djë fitore të rëndësishme ndaj Gjermanisë, duke e mposhtur me rezultatin 3:0.

Sport

14/10/2018 08:37

Fitorja e Holandës ndaj  Gjermanisë vie pas shumë viteve, por erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme.

I lumtur për këtë gjë është shprehur edhe selektorit i “tulipanëve” Ronald Koeman.

“Nuk do të vallëzoj rreth sallës, mirëpo sigurisht që jam krenar. Ky është rezultat i mrekullueshëm. Kemi pritur gjatë për këtë, por nuk jam nga ata që pretendojnë se kemi fituar Kupën e Botës” ka thënë Koeman.

“Është rezultat i mrekullueshëm. Mund të themi se në skuadër ka përmirësime të mëdha. Kjo na duhej. Mund ta ndjeje në stadium, në atmosferën e krijuar. Shpresoj të jeni ndier njësoj” ka vazhduar ai.

Por, selektorit holandez ka dëshiruar të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Nuk do t’iu them lojtarëve se ishte gjithçka për mrekulli. Duhet të shikojmë gjërat që duhet të përmirësojmë” ka përfunduar Koeman.

Nën drejtimin e ish lojtarit të Barcelonës, duket se “tulipanët” po ringjallen. /Lajmi.net/