Pas “Euro 2016”, probleme për disa lojtarë të Kombëtares

Mbyllja e Euro 2016 me nota pozitive për kuqezinjtë nuk pati efektin e shumëpritur në afatin kalimtar të verës, të paktën jo deri tani.

Sport

17/07/2016 12:45

Qendërmbrojtësi Arlind Ajeti është i vetmi ndër lojtarët e shfaqur në Evropian që bëri një lëvizje të suksesshme duke kaluar tek Torino, ndërkohë që të tjerët mbeten në pritje.

Për menaxherin e kombëtares, Alban Bushi, ka disa arsye përse nuk patëm një bum merkatoje deri në këto momente.

“Klubet ku janë aktualisht lojtarët i kanë ngritur vlerat e tyre në shifra shumë të mëdha, i kanë dyfishuar. Si në shembullin e Sadikut, për të cilin Zyrichu kërkon 4-5 milionë euro. Pastaj duhet marrë parasysh fakti se ne jemi një ekip modest dhe në këtë kampionat nuk shkëlqyem si individë, por si grup”, deklaron Bushi për Top Channel.