Panucci optimist: Vetëm Franca më e mirë se ne

Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet e EURO 2020, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Shqipërisë, Christian Panucci.

Sport

02/12/2018 13:29

Shqipëria është shortuar në grupin H, ku bëjnë pjesë edhe Islanda, Franca, Turqia, Andora dhe Moldavia.

“Mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. Do ta bëjmë të pamundurën” ishin fjalët e Panuccit pas shortit, transmeton lajmi.net.

“Franca është favoritja e madhe. Turqia dhe Islanda gjithashtu janë të mira dhe pretendente për vendin e dytë” ka thënë ai më tutje.

“Është e rëndësishme edhe rikuperimi i lojtarëve. Duhet t’iu interesojë edhe ajo pjesë, jo vetëm rezultati” ka thënë Panucci.

Shqipëria me gjasë luftën e madhe për vendin e dytë do ta ketë me Islandën dhe Turqinë, pasi për vendin e parë, Franca konsiderohet e padiskutueshme. /Lajmi.net/