Gjithsesi, ish-futbollisti azzurr ka deklaruar se nuk do ta këndojë himnin italian, madje duke rrëfyer një sekret:
Ai kurrë nuk e ka kënduar atë, as kur luante për përfaqësuesen e Italisë.
“Do të jetë një ndjesi e jashtëzakonshme që të ndeshem me vendin tim, por unë jam një profesionist dhe do të mbroj punën time deri në vdekje. Unë jam i fortë nga jasht, por edhe unë kam një zemër”.
“Do t’i motivoj futbollistët që të japin më të mirën e tyre. Nuk do ta këndoj himnin italian, sepse, për të qenë i sinqertë nuk e kam kënduar kurrë, as kur isha futbollist i kombëtares”.
“Preferoja ta mbaja përbrenda atë moment, gjithmonë me respekt, duke dëgjuar dhe ndjerë ato emocione brenda meje. Do të bëj të njëjtën gjë edhe të hënën”, deklaroi trajneri italian i përfaqësueses së Shqipërisë, Christian Panucci, për Mediaset Premium.