Panucci e nis me fitore aventurën te Shqipëria (VIDEO)

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Sport

02/09/2017 19:50

‘Kuqezinjtë’ në ‘Elbasan Arena’, mposhtën 2:0 Lihtenshtejnin, në kualifikuesen për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Shqipëria edhe pse e dominoi në tërësi pjesën e parë, nuk arriti të gjejë portën e Lihtenshtejnit.

Vuajtja e kuqezinjve vazhdoi deri në minutën e 54’, kur Odise Roshi shtyu topin në rrjetë pas një goditje të fortë e të papërshtatshme të Migjen Bashës.

Shqipëria nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 78’, kapiteni Ansi Agolli u përkujdes për një gol tejet të bukur, pas një kalimi që i bëri kundërshtarit nga Lihtenshtejeni.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e tretë në grupin G me 12 pikë, dhe ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Maqedonia./Lajmi.net/


Ansi Agolli Goal HD – Albania 2-0 Liechtenstein… by football365life2


Odise Roshi Goal HD – Albania 1-0 Liechtenstein… by fififilive