Oscar e merr numrin e Lampardit

Oscar e ka marrë numrin 8, të cilin e mbante deri tash Frank Lampard. Mesfushori brazilian shpreson ta nderojë këtë fanellë.

Sport

15/08/2014 21:37

Ishte sipas të gjitha gjasave lojtari më i mirë në histori të Chelseat, një fenomen që e ka veshur danellën e Blues në 429 ndeshje në Premierligë, duke realizuar 147 gola (rekord për klubin).

Frank Lampard, javë më parë është larguar nga skuadra tek e cila ishte kapiten për disa vite, por kush priste që fanella e tij të ‘pushohej’, ka mbetur i zhgënjyer.

Kërkesa e John Terryt që fanellën me numrin 8 të mos e vishte më asnjeri, nuk është dëgjuar.

Kjo pasi ajo iu besua brazilianit Oscar, i cili ka hequr dorë nga fanella e tij me numrin 11, për t’ia lënë të rikthyerit Didier Drogba.

“Didier është një legjendë e Chelseat dhe jam i lumtur që ia dhashë numrin tim. Do ta marr numrin 8 të Lampard, një tjetër mit i këtij klubit, shpresoj ta kem suksesin e njëjtë këtu, siç e kishte ai”, deklaroi Oscar.