Ofertë tunduese, Lewandowskin pritet ta shohim në Premierligë

Sipas "the Independent", Manchester United ka shprehur interesim për polakun.

Sport

18/07/2018 23:33

Robert Lewandowski e ka marrë një ofertë tunduese nga Premierliga.

Sipas “the Independent”, Manchester United ka shprehur interesim për polakun, përcjellë “Lajmi.net”.

Lewa e ka shprehur dëshirën të largohet nga Bayerni dhe kërkon një aventurë të re.

Të interesuar për të kanë qenë edhe Real Madridi dhe Chelsea.

Gjithsesi, Bayerni ka këmbëngulur duke theksuar që Lewandowski është i pashitshëm. /Lajmi.net/

Image result for lewandowski man utd