Ofertë marramendëse nga Kina për sulmuesin e Kombëtares

Hamdi Salihi e ka marrë një ofertë marramendëse nga Kina.

Sport

24/04/2016 10:38

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë sulmuesit të Skënderbeut, tregojnë se gjatë ditëve të fundit shkodrani ka negociuar me drejtuesit e një klubi të Superligës kineze (emri mbahet i fshehtë për efekt tratative).

Kinezët janë gati të japin 450 mijë dollarë në vit për shërbimet e golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore.

Të njëjtat burime treguan për gazetën se sulmuesi është joshur nga kjo ofertë, por vendimin përfundimtar do ta marrë pas mbylljes së kampionatit shqiptar.

Salihi nuk është një lojtar i panjohur për kampionatin kinez, pasi në vitin 2013 u aktivizua në 28 ndeshje për Jiangsu Suning dhe shënoi 9 gola