Oferta e Man Utd për Vidalin

Manchester United është i gatshëm të paguajë 45 milionë funte për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal. Klubet raportohet se kanë filluar negociatat për kalimin e kilianit në Old Trafford.

Sport

08/08/2014 10:57

Manchester United ëhstë i gatshëm të ofrojë 45 milionë funte për transferimin e mesfushorit Arturo Vidal derisa bisedimet me Juventusin më në fund mund të fillojnë.

Vidal raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me vlerë prej 182 mijë funte në javë për transferim në Old Trafford.

Ndërsa, tabloidi britanik “Daily Star” ka njoftuar se bisedimet mes klubeve kanë filluar këtë javë dhe United është i gatshëm të paguajë 45 milionë funte për blerjen e yllit kilian.

Nëse pranohet, Vidal do të bëhet përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit duke tejkaluar 37.1 milionë funtet e paguara te Chelsea për mesfushorin Juan Mata.

Drejtuesit e Juventusit vazhdimisht kanë insistuar se Vidal nuk është në shitje por një ofertë si kjo do t’i detyrojë të mendojnë dy herë.