Nuk ka pengesa për Dortmund, nuk e ndal as Schalke

Borussia Dortmund ka vazhduar serinë e fitoreve në Bundesliga.

Sport

08/12/2018 17:25

Të përzgjedhurit e Lucien Favre e kanë fituar derbin kundër Schalke 04, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Të parët kaluan në epërsi skuadra „verdh e zi“, me anë të Thomas Delaney, në minutën e 7‘ të takimit.

Në pjesën e dytë, Schalke filloi të sulmonte pak më shumë dhe në minutën e 61‘ fituan një penallti, të cilën në gol e konkretizoi Daniel Caligiuri.

Për fitoren e Dortmund, në skenë doli Jadon Sancho, i cili në minutën e 74‘ realizoi për 1:2.

Me këtë fitore, Dortmund grumbullon 36 pikë dhe mbanë distancën në 9 pikë me Bayern. /Lajmi.net./