Nuk do ta besoni ku mund të transferohet De Gea

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea ka ofertë nga një klub i madh evropian.

Merkato

25/02/2016 11:02

Pas interesimit të gjatë nga Real Madrid, portieri i Manchester Unitedit, David de Gea është rikthyer në qendër të spekulimeve para hapjes së afatit kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, klubi madrilen ka një rival të ri, Paris Saint-Germain, i interesuar për transferimin e reprezentuesit spanjoll, përcjell “Lajmi.net”.

E ardhmja e portierit De Gea varet nga Jose Mourinho, që pritet të emërohet në postin e menaxherit të ri në Manchester United.