Notat e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare për paraqitjen ndaj Izraelit

Kemi parë ndeshje të shëmtuara të kombëtares, por ndeshje më të tmerrshme se ajo me Izraelin kishim kohë që nuk e përjetonim.

Sport

13/11/2016 00:23

Nuk mjaftoi shtetrrethimi policor disaditor, por dhe ajo që ndodhi në fushën e lojës ishte një katastrofë e vërtetë.

Me një arbitër në kufijtë e tendeciozit, futbollistë gjaknxehtë dhe një trajner që duket sikur nuk e dëgjojnë më.

Është e vështirë të vendosësh notat në këtë ndeshje, ku gjithçka shkoi keq dhe ku çdokush do të ngrihej i trembur nga ëndërrimet.

Berisha 4 –Edhe pse teknikisht bëri mirë gjithçka për sa u vu në provë. Berisha ka bërë padyshim gjestin më të shëmtuar të jetës së tij. Një manovër e panevojshme, madje e turpshme për një sportist që deri tani ka qenë modeli i qetësisë për këtë skuadër.

Gjimshiti 4 – Pikërisht nga një gabim i tij nisi katastrofa. Vendosje e gabuar e më pas një ndërhyrje që e ndëshkoi më shumë skuadrën. Mund ta kishte evituar duke e lënë gabimin ta përballte portieri.

Hysaj 6.5 – Karakteri dhe shpirti i garës bënë që të nxjerrë më të mirën nga vetja, edhe pse ishte e pamjaftushme për t’i ardhur në ndihmë skuadrës.

Mavraj 6.5 – Nuk është e lehtë të përballosh një repart të shpartalluar, por Mavraj me shumë qetësi u mundua të riparonte shumë gabime të kësaj mbrëmjeje.

Agolli 6.5 – Shumë sakrificë, shumë dyluftime, por pothuajse të padukshme përballë një kundërshtari që dukej në krahë në superioritet numerik.

Kukeli 7 – Nuk është hera e parë që thirret në apel për gabim të të tjerëve, por ai është një futbollist i rrallë, që mund t’i bëjë të gjitha rolet në perfeksion. Ndeshje e jashtëzakonshme.

Xhaka 7– Ka vrapuar pafundësisht, ka luftuar në çdo aksion, por në një betejë me forca të mangëta. Ishte padyshim një nga më të mirët në fushë.

Memushaj 6.5 – Duhej të ishte ndeshja më e mirë e edicionit, por u limitua në ndeshjen e sakrificës. Tregoi shumë karakter dhe personalitet.

Roshi 6.5 – Nuk ishte ndeshja për të kuptuar veprimet e Roshit, por ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës ai u përshtat për të ndihmuar sa më shumë skuadrën.

Llullaku 5.5 – Pak veprime për t’u mbajtur mend, shumë pak mbështetje në minutat kur skuadra ishte në barazi numerike. Shërbeu mirë për Memushajn në pjesën e parë, por goli nuk u arrit.

Balaj 6 – Ndeshje e vështirë, duke ju përshtatur vështirësive me të cilat u përball skuadra. Shumë kërkues dhe me shumë inciativë.

De Biasi 5– Skuadra ishte në një mbrëmje të ngarkuar me shumë nervozizëm. Skuadra reagoi mirë pas ndëshkimit me gol dhe karton të kuq. Trajneri guxoi deri në fund, duke besuar te karakteri i skuadrës.

/ Top Channel

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.