Njihuni me Shkëlzen Gashin

Mesfushori i Baselit, Shkëlzen Gashi është njëri ndër lojtarët që duhet të shikohet në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi për një gjë të tillë kanë shkruar edhe mediat botërore.

Sport

15/09/2014 21:08

Goal.com e ka futur Shkëlzen Gashin në listën e yjeve që do të debutojnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Raheem Sterling, Ciro Immobile, Munir El Haddadi dhe Radja Nainngolan janë vetëm disa nga lojtarë që janë futur në këtë listë.

Shkëlzen Gashi është mesfushor i cili luan për kombëtaren e Shqipërisë. Ai tregoi paraqitje fascionuese me skuadrën e Grasshoppersit në ligën e Zvicrës, duke shënar 19 gola në 32 paraqitje sezonin e kaluar. Me të filluar sezoni i ri 2014-15, ai nuk është ndalur duke shënuar katër gola në nëntë paraqitje me skuadrën e Baselit.

Debutimin e tij si lojtar professional, Gashi e ka bërë në moshën 18 vjeçare. Ishte 12 gushti i vitit 2008, kur Gashi debutoi me fanellën e Zurichut në ndeshjen kundër St.Gallen.

Që nga ajo kohë, Gashi ka luajtur plotë 194 ndeshje profesionale në karierën e tij duke shënuar 63 gola – Një shifër shumë e mirë kjo për një mesfushorë.

Baseli nesër udhëton në Santiago Bernabeu për tu takuar me Real Madridin. Kjo është mundësia më e mirë që Gashi të tregojë vetën dhe formën e tij.