Një tjetër talent kosovar debuton në Bundesligë

Një tjetër kosovar ka debutuar në Bundesligë.

Sport

10/12/2018 10:34

Bundesliga çdo ditë e më shumë po vërshohet nga lojtarët nga Kosova.

Lojtari më i fundit që ka debutuar në ligën gjermane është Leon Dajaku, raporton “lajmi.net”.

17-vjeçari ka debutuar te VfB Stuttgart, duke luajtur për 20 minuta.

Skuadra e Dajakut u mposht nga Borussia Monchegladbach me rezultat, 3:0, ndërsa performanca e tij u vlerësuar lartë nga mediat gjermane.

17-vjeçari luan si mesfushor ofanziv, por që mund të luajë në krah të sulmit dhe në qendër. /Lajmi.net/