Një smartfon tjetër që paloset vetë, risitë dhe datën kur hidhet në treg

Duke filluar nga viti 2019, gjithsecili nga ne mund të ketë në xhep një smartfon që mund të paloset.

Auto & Tek

01/01/2019 23:11

Nuk është më e pamundur, por një risi që do të vijë në treg nga Samsung dhe Huawei, respektivisht  kompania e parë dhe e dytë në sektorin e smartfonëve.

Smartfonët thuhet se do të jenë të palosshëm ashtu si vetë librat dhe të përshtatshëm për rrjetin 5G.

Një nga karakteristikat është ekrani i përkulshëm, çka do të mundësojë palosjen e tyre.

Kinezët e “Huawei” kanë në plan që në vitin 2019-n të lënë pas koreanët e “Samsung”.

Bashkë me ta edhe rivalët e LG, HTC e OnePlus do të sjellin pajisjet e reja, ndërsa Apple do të presë vitin 2020, për të hedhur në treg një iPhone 5G.

Risi do të ketë edhe për kamerat.

Huawei do të zbulojë në fund të janarit, Honor View 20 me fotokamera 48 megapixel në pjesën e pasme.

Ndërsa në muajin shkurt, në Mobile World Congress në Barcelonë, Samsung  do të sjellë modelin e ri, S10.

Po kështu në muajin mars, Huawei do të prezantojë modelin e ri P30, me 4 fotokamera dhe zoom optik me kapacitet 10-sh.