Policia për alarmin e rremë për bombë në Kuvend: Kërcënimet kanë ardhur nga një numër telefoni që dyshohet se është nga Serbia
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kërcënimin me mjet shpërthyes që u raportua sot në orët e paraditës në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit, janë ndërmarrë hetime intensive në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, me qëllim të ndriçimit të rastit…

Lajme
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kërcënimin me mjet shpërthyes që u raportua sot në orët e paraditës në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit, janë ndërmarrë hetime intensive në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, me qëllim të ndriçimit të rastit dhe identifikimit të burimit të kërcënimit, transmeton lajmi.net
Nga hetimet preliminare, autoritetet dyshojnë se kërcënimi ka ardhur përmes një numri telefoni që dyshohet se është nga Serbia.
“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia, në koordinim me Prokurorinë kompetente, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masat hetimore të nevojshme për të identifikuar dhe lokalizuar burimin e kërcënimit, përfshirë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.
“Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrë të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, thuhet më tej në deklaratë.
Ngjarja e sotme shkaktoi evakuimin e deputetëve dhe stafit të Kuvendit të Kosovës, si dhe shtyrjen e seancës konstituive për orët e mbrëmjes.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 5 korrik 2025