PDK: Ferizaj po transformohet në një qytet modern falë projekteve të kryetarit Agim Aliu
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur zhvillimet e fundit në komunën e Ferizajt, duke e quajtur model të zhvillimit urban. Në një postim në Facebook, PDK-ja ka shprehur krenarinë për vizionin dhe përkushtimin e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, nën udhëheqjen e të cilit, qyteti po përparon me hapa të mëdhenj drejt modernizimit, transmeton lajmi.net…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur zhvillimet e fundit në komunën e Ferizajt, duke e quajtur model të zhvillimit urban.
Në një postim në Facebook, PDK-ja ka shprehur krenarinë për vizionin dhe përkushtimin e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, nën udhëheqjen e të cilit, qyteti po përparon me hapa të mëdhenj drejt modernizimit, transmeton lajmi.net
Një nga projektet më të rëndësishme të realizuara së fundmi është përurimi i nënkalimit më të madh në historinë e Kosovës, një vepër që sipas PDK-së, nuk përfaqëson vetëm një ndërtim të thjeshtë, por një simbol identitar që i jep jetë dhe krenari qytetit dhe banorëve të tij.
Postimi thekson se ky përurim ishte një ngjarje e mbushur me energji qytetare, fishekzjarre dhe flamuj, duke treguar se kur qeverisja ka vizion dhe përkushtim, përfiton e gjithë komuniteti.
“Kjo është një histori suksesi – e udhëhequr nga Agim Aliu dhe mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës,” thuhet në postim.
PDK i uroi Ferizajt dhe qytetarëve të tij gëzim dhe zhvillim të vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve për brezat që do të vijnë./lajmi.net/