Neymar ka një plan me Mbappen

Neymar dëshiron që me francezin të bëjë atë që bëri me Lionel Messin te skuadra e Barcelonës.

Sport

19/10/2017 09:23

Neymar ka një plan interesant me Kylian Mbappen te skuadra e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka thënë se dëshiron që me francezin të bëjë atë që bëri me Lionel Messin te skuadra e Barcelonës.

“Mbappe? Ai është djalosh i artë. Ai është lojtar i madh dhe i ka të gjitha kualitetet për t’u bërë një futbollist i madh botëror. Shpresoj se do të bëjë me të atë që bëri Messi me mua”, u shpreh Neymar.

Mbappe dhe Neymar ishin në mesin e golashënuesve në fitoren e PSG-së ndaj Anderlechtit me rezultat 4:0 në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/