Neymar: Jeta është për luftëtarët

Neymar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë një mesazh sfidues derisa po vazhdon rimëkëmbjen e tij nga lëndimi.

Sport

16/02/2019 09:54

Ylli i PSG-së është duke u rikuperuar pas lëndimit të pësuar në Kupën e Mbretit ndaj Strasburg në muajin e kaluar.

27 vjeçari nuk ka mundur të paraqitet as në ndeshjen e fundit që PSG e fitoi 0-2 në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

“Sepse jeta është për luftëtarët, asgjë nuk më dobëson”, ka shkruar Neymar, përcjell ‘lajmi.net’.

Neymar pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit mars./Lajmi.net/