Nëse vjen Ozil, ky futbollist do të largohet nga Man Utd

Ardhja e mundshme e Mesut Ozil mund të sjellë një largim të madh nga Manchester United.

Merkato

15/12/2017 11:04

Manchester United është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.

Mediat angleze raportojnë se “Red Devils” janë favorit i ri për blerjen e yllit gjerman i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Gunners”.

Por, ardhja e mundshme e Ozilit do të përcillet me largimin e një ylli të madh nga Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Henrikh Mkhitaryan do të sakrifikohet duke u nxjerrë në shitje në rast të blerjes së Ozilit nga Arsenal. /Lajmi.net/