Nëse shënoj, festoj

Sulmuesi i Milanit, Alessandro Matri ka paralajmëruar se do të festojë në rast se shënon gol kundër ish skuadrës së tij Juventus, të dielën. Rossonerët vizitojnë Torinon ku i pret kampioni i Italisë në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A, dhe Matri – i cili braktisi Juventusin gjatë afatit kalimtar të…

Sport

04/10/2013 10:04

Sulmuesi i Milanit, Alessandro Matri ka paralajmëruar se do të festojë në rast se shënon gol kundër ish skuadrës së tij Juventus, të dielën.

Rossonerët vizitojnë Torinon ku i pret kampioni i Italisë në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A, dhe Matri – i cili braktisi Juventusin gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar Milanit – ka njoftuar se do të festojë në rast se shënon kundër ish ekipit të tij.

“Jam larguar mes raporteve të shkëlqyeshme në ambientin e Juventusit, edhe pse shumë më shkruajnë duke shpresuar që mos të zhbllokohem pikërisht kundër tyre”, deklaroi Matri për Gazzetta dello Sport.

“Por, në rast se shënoj në Juventus Stadium, mendoj se do të festoj. Nuk do ta shihja si mungesë të respektit. Për mua golat janë të lidhura me festën, e kam bërë kundër Cagliarit, pse të mos e bëjë edhe tani”, u shpreh ai.