Nëse ndodh kjo, Juventus eliminohet nga Liga e Kampionëve

“Calciomercato” shkruan se Juventus duhet të përmirësohet përndryshe nëse përsërit paraqitjen e duelit të fundit ndaj Fiorentinës, do të eliminohet nga Tottenham në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/02/2018 11:56

Juventus mposhti Fiorentinën me rezultat 2:0 në duelin e së premtes mbrëma në Serie A.

Por, “Bianconerët” ishin në vështirësi gjatë pjesës më të gjatë të ndeshjes edhe pse në fund fituan me golat nga Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain.

“Calciomercato” shkruan se Juventus duhet të përmirësohet përndryshe nëse përsërit paraqitjen e duelit të fundit ndaj Fiorentinës, do të eliminohet nga Tottenham në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Juventus dhe Tottenham zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë, të martën. /Lajmi.net/