Nëse ndodh kjo, Emery shkarkohet nga PSG

.

Sport

10/11/2017 09:50

Unai Emery rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germain në rast të një rrugëtimi të dështuar në Ligën e Kampionëve.

Mediat franceze raportojnë se trajneri mund të lirohet nga detyra e tij nëse nuk arrin së paku deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain ka realizuar përforcime të mëdha gjatë verës me blerjen e Neymar, Kylian Mbappe e Dani Alves, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Emery është nën presion të sjell rezultate përndryshe do të shkarkohet nga detyra e trajnerit në Parc des Princes. /Lajmi.net/