“Nëse Coutinho vlen 140 milionë funte, atëherë Celina duhet të vlejë 200 milionë”

Philippe Coutinho është transferimi më i shtrenjtë i këtij afati kalimtar.

Sport

29/01/2018 21:28

25 vjeçari brazilian për 160 milionë euro (140 mln funte), la Liverpoolin për t’iu bashkuar Barcelonës, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.

Coutinho, një natë më parë bëri debutimin zyrtar me Barcelonën në La Liga, në fitoren 2:1 ndaj Alaves.

Paraqitja e tij la shumë për të dëshiruar, duke mos qenë as afër nivelit tët ij.

Kjo ka bërë që një tifoz i Ipswich Town të reagojë në rrjetet sociale, duke thënë se ylli i skuadrës së tyre, Bersant Celina, duhet të kushtojë më shtrenjtë se Coutinho.

“E pash Barcelonë drejtpërdrejtë mbrëmë. Përvojë e jashtëzakonshme. Por, nëse Coutinho vlen 140 milionë funte, atëherë Celina duhet të vlejë 200 milionë”, shkruan ai./Lajmi.net/