Në vitin 2014 fitoi Kupën e Botës, pensionohet me lot në sy në moshën 28 vjeçare?

Kevin Grosskreutz sot ka ndërprerë kontratën me Stuttgartin.

Sport

03/03/2017 23:15

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ditë më parë ishte përfshirë në një përleshje, dhe kjo i ka kushtuar me ndërprerje të kontratës me Stuttgartin.

Skuadra gjermane ka akuzuar 28 vjeçarin se ka prishur imazhin e Stuttgartit, dhe kjo nuk i është falur.

“Kam bërë një gabim dhe po ndihem keq”, ka deklaruar me lot në sy ish lojtari i Dortmundit.

“Unë jam gati të bartë pasojat. Më vjen keq për sjelljen time, u kërkoi falje familjes dhe miqve që kam krijuar këtë situatë, me vjen keq që në këtë formë po e lë Stuttgartin”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër mediet gjermane kanë shkruar shumë Kevin Grosskreutz  mund edhe të pensionohet nga futbolli pas këtij skandali./Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6