Në fillim ishte Marcelo, por tani Juventus e do këtë lojtar

Juventus e kishte kërkuar Marcelon në verën që shkoi, mirëpo ky i fundit refuzoi të largohet nga Real Madrid.

Merkato

15/11/2018 16:15

Juventus kishte menduar që të tentoj edhe një herë në janar transferimin e Marcelos, mirëpo tani ka një shënjestër tjetër.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron ta transferoj Jordi Alban nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Juventusi e di se nuk do të mund ta mbaje dhe për shumë gjatë Alex Sandron, pasi klubet si, Chelsea dhe Manchester United, janë në gjurmët e tij.

Torinasit duan ta transferojnë Alban, pasi është një opsion më i lirë se Marcelo dhe ka moshë më të re. /Lajmi.net/