Ndryshon vlera e Piatek në tregun e transferimeve

Milan tashmë i ka siguruar shërbimet e Krzysztof Piatek nga Genoa.

Merkato

18/02/2019 15:01

Milan e transferoi Krzysztof Piatek për 35 milionë euro nga Genoa, ndërsa tani ka ndryshuar vlera e tij.

Drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti, ka thënë se vlera e sulmuesit polak ka ndryshuar, pasi ai tashmë kushton 80 milionë euro.

“Piatek tani ka hyrë në një dimension tjetër në tregun e transferimeve”, ka thënë Perinetti, përcjell lajmi.net.

“Genoa rrezikoi me të dhe nga asgjë fitoi 35 milionë euro. Një klub si ne duhet ta bëjë këtë. Në tetori, Piatek e ka dyfishuar vlerën, ai tani vlen hiç më pak se 70-80 milionë euro”, shtoi ai. /Lajmi.net/