Ndryshon gjithçka, ky është vendimi i Nantes për kosovarin

Mediat franceze raportojnë se Nantes ka ndryshuar plane për strategjinë e merkatos që do të përdorë në verë.

Sport

28/04/2016 18:30

Pas shpërthimit që Ermir Lenjani bëri sapo u afrua në këtë skuadër, për disa javë kaloi në hije dhe u përfol se ai do të largohej në fund të sezonit.

Mirëpo, prej disa ditësh, mediat franceze raportojnë se Nantes ka vendosur që nga tre futbollistët e huazuar në fillim të sezonit, të drejtën për blerjen e kartonit ta shfrytëzojnë vetëm me shqiptarin, për të cilin pritet të paguajnë rreth 400 mijë euro për Renesin, shkruan “Panorama”.

Forma e treguar me Kombëtaren ka bërë që shqiptari t’u ndryshojë mendimin drejtuesve të Nantes që shpresojnë edhe në shpërthimin e tij në “Francë 2016”.