“Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi” – Lajmi.net
“Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 23:45, 16 April 2018
Polemikat ndaj deklaratave që lëshoi pas ndeshjes me Realin e Madridit nuk kanë pushuar ende dhe Gianluigi Buffon duket se po tërhiqet.

“Vendimet që marrim tregojnë se çfarë njerëzish jemi, me të mirat e të këqijat tona. Ndonjëherë e teprojmë, ndonjëherë gabojmë. Por, kjo do të thotë të jetosh.

Pas ndeshjes me Realin kam bërë shumë shëtitje për të medituar”, u shpreh kapiteni i Juventusit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bernabeu pas reagimit të ashpër kur arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e fundit të takimit çerekfinal të Champions League.

Pavarësisht zhurmës që bënë deklaratat e tij të ashpra (“Në vend të zemrës, arbitri ka një kazan plehrash”), Buffon ecën me kokën lart.

“Ishte një javë që më dhuroi emocione të forta, të bukura, adrenalinë… Për këtë jetoj”, tha Buffon.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO