Ndërpritet festa e Man Utd, lajm shumë i keq nga Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United.

Merkato

27/02/2017 14:11

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.

Sulmuesi që ishte hero në fitoren e “Red Devils” ndaj Southampton me rezultat 3:2 në finalen e League Cup, ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit.

Por, Raiola ka pranuar se gjithçka mund të ndodh gjatë verës.

“Nuk përjashtoj asgjë. Gjithçka mund të ndodh dhe duhet të shohim”, deklaroi Raiola për “talkSport”, përcjell “lajmi.net”.

“Tani jemi të përqendruar në ndeshjet në vazhdim andaj është me rëndësi që tifozët të shohin tituj të tjerë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6