Navas: Real Madridi e synon Ligën e Kampionëve

Portieri i 'Los Blancos', ka thënë se synimi i tyre kryesor është fitimi i Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Sport

01/11/2015 18:24

Real Madridi është lider në La Liga, mirëpo prioriteti i klubit është Liga e Kampionëve, sipas portierit Keylor Navas.

“La Decima ishte një arritje e madhe për klubin. Ne të gjithë duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është njëri nga synimet tona. Po mundohemi me gjithë forcën që të përgatitemi për çdo ndeshje në mënyrë që të arrijmë në finale dhe ta fitojmë. por duhet t’i marrim gjërat me ngadalë sepse i kemi disa ndeshje të mëdha për t’i luajtur, në fazën e grupeve dhe fazat e eliminimit. Zemra dhe shpirtin jonë janë për arritjen e finales dhe fitimin e saj”, ka thënë Navas për Marca.

Real Madrid ndeshet me PSG në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen e radhës të fazës së grupeve në LK.