Napoli rrëzon Milanin

Napoli mposhti Milanin 3:1 në San Paolo, duke i dhënë një goditje të fuqishme shpresave të Rossëonerëve për t’i zënë në pozitën e tretë në Serie A. Përforcimi i ri Adel Taarabt kaloi mysafirët në epërsi pas një depërtimi të bukur në minutën e 8’të, mirëpo Napoli u përgjigj shpejt nëpërmjet Gokhan Inler i cili…

Sport

08/02/2014 21:42

Napoli mposhti Milanin 3:1 në San Paolo, duke i dhënë një goditje të fuqishme shpresave të Rossëonerëve për t’i zënë në pozitën e tretë në Serie A.

Përforcimi i ri Adel Taarabt kaloi mysafirët në epërsi pas një depërtimi të bukur në minutën e 8’të, mirëpo Napoli u përgjigj shpejt nëpërmjet Gokhan Inler i cili paraboloi portierin Christian Abbiati me një goditje nga distanca, edhe pse i ndihmuar nga devijimi i mesfushorit Nigel De Jong.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, por ajo e dyta i takoi plotësisht vendasve. Gonzalo Higuain e përmbysi rezultatin në favor të Napolit duke shënuar me kokë në minutën e 56’të pas një asistimi të bukur nga Inler.

Kurse, i njëjti futbollist realizoi sërish në minutën e 82’të pas një kombinimi të mirë të nisur nga Marek Hamsik dhe të shërbyer nga Jose Maria Callejon, duke i dhënë fund çështjes së fituesit.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 47 pikëve në pozitën e tretë, kurse Milani është i dhjeti me 29.