Napoli po e transferon shënjestrën e Barcelonës dhe Chelseas

Napoli i ka befasuar Barcelonën dhe Chelsean.

Merkato

16/10/2018 10:23

Napoli është shumë afër që ta transferoj yllin e Genoas, Krysztof Piatek.

Aurelio De Laurentiis ka thënë se ai ka biseduar me agjentin e polakut dhe me presidentin e klubit për transferimin e tij.

“Jam takuar me presidentin e Genoas, Preziosi, për transferimin e Piatek”, ka thënë De Laurentiis, përcjell “lajmi.net”

“Kam zhvilluar takim edhe me agjentin e Piatek, por që ne do të takohemi përsëri”, ka shtuar më tej presidenti i Napolit. /Lajmi.net/