Napoli i vendos çmim të ‘çmendur’ Koulibalyt

Napoli janë të vendosur të mos heqin lehtë dorë nga mbrojtësi i tyre, Kalidou Koulibaly.

Sport

16/02/2019 09:37

Mbrojtësi senegalez, i cili ka luajtur në nivele të larta në vitet e fundit, ka qenë cak i shumë skuadrave, veçanërisht i Manchester United.

‘Calciomercato’ shkruan se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vendosur të mos dëgjojë asnjë ofertë më të vogël se 150 milionë euro për 27 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Madje skuadra e Napolit, janë të gatshëm të ulën dhe të diskutojnë nënshkrimin e një kontrate të re me lojtarin.

Kalidou Koulibaly është pjesë e Napolit që nga viti 2014, dhe në 148 paraqitje ka shënuar tetë gola./Lajmi.net/