Napoli forcon kreun, ia thellon krizën Milanit

Napoli e ka fituar derbin e javës në Serie A.

Sport

18/11/2017 22:40

Skuadra e trajnerit Maurizio Sarri, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të, ka mposhtur në ‘Sao Paolo’ Milanin, me rezultat 2:1.

Në të dy pjesët, vendasit shënuan nga një gol.

Ishte Insigne që në minutën e 33’ i dha epërsinë Napolit. Në pjesën e dytë, në minutën e 73’, vendasit shënuan edhe golin e dytë me sapo të inkuadruarin, Zielinski.

Krejt çka bërë Milani, ishte një gol i Romagnolit në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Napoli mban kreun me 35 pikë, ndërsa Milani me 19 pikë, renditet në vendin e shtatë./Lajmi.net/