Napoli 2:1 Milan, notat e lojtarëve

Napoli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Milanit në Serie A, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të.

Sport

18/11/2017 23:24

]Napoli dominuan duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare dhe me këtë rast duke treguar se i vetmi rezultat për të cilin luanin ishte fitorja.

Goli i parë në takim u shënua me anë të Lorenzo Insignes në minutën e 33-të pas asistimit të bukur nga Jorginho. Italiani humbi edhe një tjetër rast për gol në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shënoi Piotr Zielinski (73’), kjo pas asistimit nga Dries Mertnes.

Golin e vetëm për Milanin, e shënoi mbrojtësi Romangoli në fund të ndeshjes.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë sfidë, i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/