Mustafi: Kjo dua të ndodh në Arsenal!

Shkodran Mustafi ka një dëshirë për sezonin e ri.

Merkato

21/06/2017 12:36

Shkodran Mustafi, shpreson që bashkëlojtari i tij Alexis Sanchez të vazhdojë qëndrimin në Arsenal.

Sanchez ka zgjuar interesim të madh pasi ende nuk ka vazhduar kontratën me “Gunners”, e vlefshme deri më 2018.

“Shpresoj të qëndrojë”, ka thënë Mustafi për Bildin.

“Është lojtar i jashtëzakonshëm, për mua njëri prej më të mirëve në botë. Kam parë pak lojtar që janë të uritur si ai. Kur e ka topin të gjithë e dinë se çfarë mund të ndodhë”.

“Mund të luajë në secilin ekip. Mund të luajë kudo, madje edhe te Bayerni”, ka thënë Mustafi. /Lajmi.net/