“Mundo Deportivo”: Ky do të jetë kundërshtari i Barcelonës (FOTO)

Barcelona rrezikon një kundërshtar të fortë në shortin e rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/12/2016 10:00

Barcelona do të ndeshet me Bayern Munichun në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar përqindjet e kundërshtarëve të mundshëm për shortin që do të tërhiqet të hënën.

Dhe, Bayern Munich ka më të lartën për t’u ballafaquar me Barcelonën, plot 22.479 për qind, përcjell “Lajmi.net”.

Pastaj vijnë Leverkusen me 21.651 %, PSG me 20.623 %, Benfica me 17.481 % dhe Porto me 17.7776 %.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.