Muller: Të gjithë e dimë si u kualifikua Reali vitin e kaluar…

Thomas Muller ka porositur gjyqtarin e ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich, Cüneyt Çakir, që të mos ndikohet nga presioni që shkakton stadiumi ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

30/04/2018 21:38

Bayern Munich të martën do të jetë mysafir i Real Madridit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Reprezentuesi gjerman në konferencën për shtyp, ka kujtuar përballjet e vitit të kaluar, duke thënë se Real Madrid u kualifikua me dy gola nga pozita jashtë loje.

“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, vjet pësuam dy gola në pozicion jashtë loje. Edhe për penalltinë e Juves është folur shumë, por arbitri nuk duhet të ndjejë presion. Thjesht duhet të mbajë mirë ndeshjen. Gjyqtari është sportist si ne dhe duhet të japë një performancë të mirë”, ka deklaruar Muller./Lajmi.net/