Mposhtet edhe Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës është dashur të pajtohet me humbje në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Sport

27/07/2017 20:21

Skuadra shqiptare, është mposhtur 2:1 në udhëtim nga lituanezët e Trakai.

Për vendasit, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë, kur në minutën e parë shënuan për 1:0 nëpërmjet Maksimov.

Në fund të pjesës së parë, Shkëndija kthehet në lojë, kur Junior barazoi në 1:1.

Edhe fillimi i pjesës së dytë, ishte i mirë për skuadrën nga Lituania, që rikthej epërsinë në 2:1, me golin e dytë të shënuar nga Maksimov.

Në vazhdim, gjërat u bën më keq për Shkëndijën, që mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Junior në minutën e 57-të dhe Cuculi në minutën e 62-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoni./Lajmi.net/


Stenho Junior Goal – Trakai (Ltu) 1… by riqezi


Goal Maksimov M. (1:0) Trakai vs Shkendija by ylberenexhipi