Moyes ka nevojë për kohë

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson është i bindur se pasardhësi i tij, David Moyes, do të jetë i suksesshëm në Old Trafford. Mirëpo, ish trajneri skocez ka kërkuar që t’i jepet kohë ish trajnerit të Evertonit, i cili i mori në dorë ‘Djajtë e Kuq’ në fillim të këtij sezoni. Edhe pse tifozët…

Sport

03/03/2014 10:15

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson është i bindur se pasardhësi i tij, David Moyes, do të jetë i suksesshëm në Old Trafford.

Mirëpo, ish trajneri skocez ka kërkuar që t’i jepet kohë ish trajnerit të Evertonit, i cili i mori në dorë ‘Djajtë e Kuq’ në fillim të këtij sezoni.

Edhe pse tifozët e shohin Moyesin si personin e gabuar për ta drejtuar ekipin e tyre, 72 vjeçari insiston se, të ndodh kjo në sezonin e parë është krejt normale.

“Githçka do të jetë në rregull. Janë ditët e para dhe janë bërë shumë ndryshime. Moyes ka nevojë për kohë. Unë isha aty për 27 vjet. Me menaxher të ri, nevojitet kohë, por ata do të jenë OK”, deklaroi Ferguson, i cili po qëndron në Los Angeles.

Skocezi u bë trajneri më i suksesshëm në histori të futbollit britanik, duke i fituar 13 tituj në Premierligë dhe dy herë Ligën e Kampionëve, plus disa trofe më pak të rëndësishëm.

Në anën tjetër, Moyes gjendet në vështirësi pasi rrezikon të mbetet jashtë Championsit për sezonin tjetër dhe këtë edicion rrezikon eliminimin në të tetën e finales nga Olympiakosi, nga i cili u mposht 2:0 në duelin e parë në Greqi.