Mourinho vajton humbjen

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho pranoi se Crystal Palace e meritoi fitoren 1:0, edhe pse ajo paraqiti një goditje të fuqishme për skuadrën e tij në shpresat për titull të kampionit në Premierligë. “Tani kemi humbur rastin tonë të përfundojmë në pozitën e parë. Tani varemi nga rezultatet tjera”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes. “Crystal Palace…

Sport

29/03/2014 17:50

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho pranoi se Crystal Palace e meritoi fitoren 1:0, edhe pse ajo paraqiti një goditje të fuqishme për skuadrën e tij në shpresat për titull të kampionit në Premierligë.

“Tani kemi humbur rastin tonë të përfundojmë në pozitën e parë. Tani varemi nga rezultatet tjera”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Crystal Palace e meritoi fitoren, ata luftuan për jetën e tyre. Ne patëm disa raste të mira dhe portieri i tyre bëri disa pritje të mira në pjesën e parë. Por, shpirti i tyre ishte i fortë, dëshira e tyre ishte më e madhe dhe vendosmëria e tyre ishte e fortë. Kjo më dëshpëron, por është një humbje për të cilën duhet ta fajësojmë vetëm veten”.

“Disa prej futbollistëve tanë nuk ndihen rehat me këto lloj ndeshjesh, si Stoke në udhëtim, Newcastle në udhëtim dhe Everton në udhëtim. A mund ta ndryshoj këtë? Nuk e di. Mbrojtësit e mi janë fenomenal, por në pozitat tjera kemi futbollistë që mund të kenë telashe”.