Mourinho transferon kundërshtarin e Kosovës (FOTO)

Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Ukrainës, Andriy Yarmolenko.

Merkato

01/10/2016 13:49

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka identifikuar një përforcim të ri, për afatin kalimtar të janarit.

Ai është i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Ukrainës, Andriy Yarmolenko, sulmues i Dinamo Kievit, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Yarmolenko do të jetë kundërshtar i Kosovës në duelin ndaj Ukrainës në eliminatoret e Kampionatit botëror më 9 tetor, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, kualitetet e tij i kanë rënë në sy Mourinhos që planifikon ta transferojë në “Old Trafford”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.