Mourinho takohet me Woodwardin, a po ndodh shkarkimi?
Jose Mourinho ka mbajtur takim me Ed Woodwardin.
Merkato
Trajneri portugez është takuar me drejtorin gjeneral të Manchester United për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Sipas medieve në Angli, Mourinho ka biseduar me Woodward për thashethemet që po e lidhin Zinedine Zidanen me Manchester Unitedin, përcjell “lajmi.net”.
Portugezi me gjasë nuk do të heq dorë nga posti i tij, pasi e di se do t’i humbiste një shumë të madhe të parave.
Kështu, Mourinho do ta pres shkarkimin e tij, për tu zëvendësuar më pas nga Zidane. /Lajmi.net/