Mourinho nuk e do Barcelonën

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, nuk dëshiron të ndeshet me Barcelonën në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2015 09:37

Si rivalë kanë kaluar shumë vite, shumë ndeshje, shumë derbi.

Por, Jose Mourinho nuk dëshiron të takohet me Barcelonën në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, menaxheri i Chelseas nuk dëshiron të ballafaqohet me ekipin e Luis Enriques, në edicionin e sivjetmë të garës elite të klubeve evropiane.

Blues dhe Blaugrana janë kualifikuar për në fazën eliminatore të garës ku do të ndeshen me Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityn.

Por, në rast të kualifikimit të mëtutjeshëm mund të ndodh që të vihen përballë në çerekfinale, ose në një fazë të mëvonshme të garës.