Një muaj paraburgim për vajzën që dyshohet se goditi babanë me thikë në Shtime

Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj. Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur…

Lajme

08/05/2024 16:55

Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj.

Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të martën Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, pasi siç thuhej në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Gjykata njofton se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura me datë 6 maj 2024, në Shtime.

“Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.