Mourinho: Në verë do të bëhem trajner i…

Jose Mourinho do t'i rikthehet punës në verë.

Sport

08/04/2016 18:15

Kështu ka deklaruar portugezi në një intervistë për “Ojogo”, duke konfirmuar që ka disa oferta.

“Mund të garantoj se do të bëhem trajner i ndonjë skuadre gjatë verës. Kam disa oferta të mira, por nuk kam vendosur ende”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në verë të gjithë do ta mësoni skuadrën time të re, e cila do të luajë në një kampionat të fortë, ku nuk ka objektiva të lehta”, shtoi Mourinho.

Mediat angleze kanë aluduar që emri i klubit që nuk e thotë Mourinho, është Manchester United.