Mourinho: Matic, lojtari më i mirë i skuadrës

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka ‘dëshpëruar’ shqiptarët, duke thënë se serbi, Nemanja Matic është momentalisht lojtari më i mirë i skuadrës së tij.

Sport

10/11/2014 12:22

Nuk është Hazard, nuk është Costa, nuk është Fabregas, por, është Nemanja Matic, lojtari më i mirë i skuadrës së Chelseas, gjithnjë sipas komenteve të bëra nga Jose Mourinho.

“Ai është transferuar në një merkato të vështirë, pasi erdhi te ne në mesin e sezonit. Sidoqoftë, gjysma e sezonit për të ishte që të përmirësohej e jo të adaptohej, pasi ai ishte lojtar i Chelseas edhe më herët”.

“Për momentin ai është gjigant, jo për madhësinë e tij, por për mënyrën sesi luan. Ky njeri është gjigant, është më i miri”, tha Mourinho.

Përndryshe, Matic u zgjedh lojtari i ndeshjes, në takimin e fundit kundër Liverpoolit, të cilin e fitoi Chelsea me rezultat të ngushtë prej 2-1.